leoni

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, konstaton se trupi gjykues në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, shtron pyetje sugjestive

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale Hagës, Angela Griep, ka deklaruar se trupi gjykues në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së ka përdorur pyetje sugjestive për ta mbajtur dëshmitarin të fokusuar. Ajo ka thënë  se ky fakt është reflektuar edhe në vendimin për refuzimin e kërkesës së katër ekipeve mbrojtëse për marrjen e masave që garantojnë paanshmëri dhe shmangien e dëmit ndaj mbrojtjes. Është përmendur emri i gjyqtarit zviceran, Genel Metro, si autor i pyetjeve orientuese. Në disa raste, ai ka përdorur shprehje si “le të imagjinojmë” dhe “të supozojmë”, duke ngritur shqetësime për neutralitetin e procesit. Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kundërshtuar qasjen e gjyqtarit, Genel Metro, duke e cilësuar atë si sugjestive dhe përfaqësim të pasaktë të dëshmisë. Megjithatë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, e rrëzoi kundërshtimin, duke theksuar se mbrojtja do të ketë mundësinë ta trajtojë çështjen përmes pyetjeve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në prag të fillimit të Ramazanit ka uruar qytetarët e besimtarët islamë, për muajin e Agjërimit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava një ditë para se të fillojë Muaji i Ramazanit ka …