Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep, e pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë e lirimit për të marrë pjesë në varrimin e nënë së tij e cila ka vdekur sot ka deklaruar se Paneli përgjegjës do të vendosë për kërkesën nëse Kadri Veseli do të lejohet për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, por nuk ka treguar nëse një kërkesë e tillë është bërë nga ai. Zonja Griep ka thënë se Specialja u lejon personave që janë në paraburgim të bëjnë kërkesa për raste të tilla. “Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të ndaluar që të bëjnë kërkesa te paneli përgjegjës, kur ka bazë bindëse humanitare dhe është Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, tha Angela Griep
