Gjykata Themelore Prishtinë

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pranoi se është marrë në shqyrtim kërkesa e Prokurorisë për rastin Kurti

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të marrë guxim dhe të  lëshojë një urdhër që do t’i kërkojë Policisë së Kosovës ta sjellë me forcë Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në Prokurorinë Speciale. Ky vendim ndërmerret  pas dy thirrjeve të dështuara të Kurtit për të dëshmuar, në një rast penal,  që ka të bëjë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare, konkretisht lidhur me veprën penale të rezervave shtetërore. Prokuroria Speciale kishte ftuar Kurtin për të dëshmuar më 16 dhjetor të vitit të kaluar, por ai kishte refuzuar të paraqitet dhe kishte kërkuar që intervista të zhvillohej në ambientet e Kryeministrisë. Prokuroria e kishte paralajmëruar Kurtin se nëse nuk do të paraqitej, ai mund të dënohej me gjobë deri në 250 euro për çdo mosparaqitje. Pavarësisht se kanë kaluar dy muaj nga thirrja e parë, Kurti ka insistuar që të intervistohet vetëm në Kryeministri, duke thënë se nuk mund të merret me këtë çështje përveçse kur Prokuroria vjen atje. Prokuroria ka vendosur të shtyjë procesin për të mos e politizuar çështjen gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare

Peter Lumaj: Yuri Kim vijon detyrën në DASH, nuk është nën hetim

Avokati shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, ka hedhur poshtë spekulimet që ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, …