Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka paralajmëruar gjoba për keqpërdoruesit e ujit të pijes. Ajo ka saktësuar se gjoba për personat fizik është 100 euro, ndërsa për personat juridik, deri në 300 euro. “Është mirë që secili konsumatorë të thërras në numrin e telefonit pa pagesë dhe t’i lajmërojë keqpërdoruesit e ujit të pijshëm nëse rastisin në ndonjë, në të njëjtën kohë jemi në komunikim me gjitha komunat në zonën e shërbimit, të cilat duhet të nxjerrin një urdhërrrese administrative me të cilën do të parandaloheshin keqpërdorimet e ujit të pijshëm, me ç’rast personat fizik do të gjobiteshin me nga 100 euro, ndërkaq personat juridik me nga 300 euro. Po presim përkrahje të madhe edhe nga komunat që i kemi në zonën e shërbimit, në mënyrë që inspektorët e komunave bashkërisht me kontrolloret dhe inspektorët tanë të dalin në terren dhe t’i gjobisin këta persona” ka thënë për Ekonomia Online, zëdhënësja, Arjeta Mjeku.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …