Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka konstatuar se kryeministri Kurti po shndërrohet në përçarës të shqiptarëve. Ajo ka shkruar se pas përçarjes që bëri në Kosovë dhe përpjekjeve për të bërë të njëtjën gjë në Shqipëri, ai po përpiqet për ta arritur këtë te populli shqiptar që jeton në Maqedoninë e Veriut. Pasi e ndau në dysh shoqërinë kosovare, tentoi në Shqipëri, por dështoi, në Preshevë për një këshilltare shqiptarët i bëri pik e pesë, tash ua ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të merret me problemet jetësore të qytetarëve të Kosovës, duke pretenduar të shndërrohet në figurë historike të shqiptarëve, sipas ambicies së tij populliste. Por si peng i historicizmit ai po shndërrohet në përçarës të shqiptarëve kudo ku jetojnë në hapësirat e tyre ka shkruar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …