Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar kundër sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosjes drejtuar partive opozitare, Ajo ka bërë me dije se kontestimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet është i rrezikshëm për demokracinë e vendit. Ligjet e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese do të duhej ta këndellnin pushtetin. “Qasjen e partisë në pushtet ndaj shtetit si projekt i përkohshëm e dëshmojnë edhe veprimet për ta zbatuar këtë ide. Kontestimi i vendimeve kushtetuese më qëllim të propagandimit kundër Lidhjes Demokratike, është i rrezikshëm për frymën e krijuar kundër institucioneve të vendit. Propaganda e Vetëvendosjes nuk do të mund t’i mbulojë dështimet e qeverisë Kurti. Ligjet e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese, në vend që ta këndellin pushtetin për humnerën ku po e dërgon vendin, po përdoren nga ky i fundit si arsenal për artilerinë e propagandës. Propaganda nuk mbulon kurrsesi dështimin kolosal në secilin sektor të pushtetit, i cili në fundosje e sipër, do t’i marrë të gjithë me vete në rrënim”, ka shkrua, mes tjerash Sibel Halimi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …