Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi, ka thënë se është shqetësues raporti i Organizatës HRW lidhur me Kosovën për vitin 2022

Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi, ka thënë se është shqetësues raporti i organizatës Hjumen Raits Voç  për Kosovën lidhur me vitin 2022. Vetëm për shtatë muaj, janë regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit ndaj gazetarëve. Kërcënime kanë pasur edhe së fundmi në veri të vendit. Por fatkeqësisht, të tillat kanë ardhur edhe nga zyrtarë të lartë të pushtetit, me një gjuhë të urrejtjes, të papranueshme; dhe e cila cenon besimin e publikut në medie. Ndërsa ndaj kësaj gjuhe ka pasur reagim të dobët të organeve kompetente. Institucione shtetërore, armiqësore me gazetarët, janë gjëja e fundit që i duhet vendit tonë!”, ka shkruar Halimi lidhur me raportin e organizatës më të gjerë botërore,  e cila monitorin shkeljen e të drejtave  të njeriut kudo në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …