Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova ka dërguar një paralajmërim Serbisë, nëse vendos sanksione kundër Rusisë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova  ka dërguar një paralajmërim  Serbisë, nëse ajo vendos sanksione kundër Rusisë. Ajo tha se nëse Serbia pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, do të kthehej në një shtet skllav, të privuar nga ndihma e Moskës, përfshirë atë në sektorin e energjisë. Në këmbim, ajo do të merrte vetëm kërkesa të reja nga Perëndimi, por pa asnjë ndihmë. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar. Ata duhet të kuptojnë se Perëndimi tani po i gënjen duke u dhënë premtime që nuk do të përmbushen, përveç kësaj, ata bëjnë vetëm kërkesa dhe i kthejnë në skllevër. Maria  Zaharova akuzoi perëndimin se po përpiqet te rrëzojë nga pushteti  kryetarin serb  Aleksander Vuçiq nga pushteti me të njëjtin skenar, të cilin e ka  përdorur në Ukrainë në vitin 2014.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …