Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka, ka thënë se marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar me 4 shtator në Uashington, do t’i sjellë përftime Kosovës dhe rajonit në përgjithësi. Njëra nga pikat e marrëveshjes është edhe ajo për trafikun hekurudhor Prishtinë-Merdare dhe ajo Nish-Prishtinë. Zeka thekson se shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Detin Adriatik, do të ndihmojë që Kosova të shndërrohet në një nyje lidhës me shtetet e Ballkanit, por edhe për rajonin. Ai ka thënë se investimi në këto projekte strategjike infrastrukturore do të ketë efekte zingjirore në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi Sipas tij, kjo është e rëndësishme që ndërmarrjet të kenë mundësi për qasje në financa, për të investuar edhe në projekte tjera, e të cilat nuk janë specifikuar në marrëveshje. /EO/
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …