Muhamet Zekiri, deputet shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë nga LSDM-ja tha së do të ishe më mirë që platforma shqiptare të bëhej para zgjedhjeve në këtë vend. Ai theksoi së Programi shqiptar nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe së i përfshinë pikat kryesore të të gjitha partive politike shqiptare të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit. Zekiri po ashtu tha së këtë program po e shfrytëzon VMRO-DPMNE për propagandë duke thënë së në të kanë dorë shtet fqinje dhe se nuk është rezultat i unifikimit të partive shqiptare. Për këtë ai ka një përgjigje: “Nëse dikush e garanton karakterin unitar të Maqedonisë dhe kujdeset për të mirën e saj, janë pikërisht shqiptarët si komunitet i dytë këtu në Maqedoni”, është shprehur Zekiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …