Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi ka deklaruar se pavarësisht vendimit të Rusisë, për t’i njohur si entitete të pavarura rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, kufijtë ndërkombëtarë do të mbeten ashtu siç janë, pavarësisht deklaratave ruse. Vendimin e Kremlinit ai e ka quajtur shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit të Ukrainës. “Ne nuk kemi frikë”, ka theksuar presidenti Volodymyr Zelenskyi dhe ka shtuar Ukraina nuk do t’i japë asgjë askujt. Shteti ynë është në pritje të mbështetjes së qartë dhe efektive nga partnerët ndërkombëtarë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …