Presidenti i Ukraines, Volodimir Zelenski, ju ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të qëndrojnë përballë sulmeve nga Rusia. Të shtunën, sulmet ajrore ruse vranë dhjetë persona në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, thanë zyrtarët, duke shtuar se 68 persona të tjerë u plagosën. Ai ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave dhe u ka bërë thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim. “Ne duruam në fillim të luftës, suruam sulmet, kërcënimet, shantazhet bërthamore, terrorin, sulmet me raketa. Le të durojmë këtë edhe dimër sepse ne e dimë se kundër kujt po luftojmë. Do t’i festojmë festat tona. Do do të jemi të lumtur. Dallimi është në një gjë: ne nuk duhet të presim mrekulli, duhet ta krijojmë atë vetë” ka theksuar mes tjerash, presidenti i Ukraines, Volodimir Zelenski gjatë fjalimit drejtuar kombit.
