leoni

Zelensky

Zelenski: Qytetin e Limanit e kemi nën kontroll të plotë

Duke folur për kundërofenziven e ushtrisë ukrainase dhe sukseset e saj, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se tanimë, qytetin e Limanit e kemi nën kontroll të plotë dhe se forcat ruse janë dëbuar plotësisht nga ky qytet. “Deri në orën 12:30, Limani është krejtësisht i pastruar. Faleminderit ushtarëve tanë. Lavdi Ukrainës!” theksoi presidenti, Volodimir Zelenski, nëpërmjet një video mesazhi drejtuar popullit ukrainas. Analistët ushtarak kanë thënë se ky qytet ka rëndësi strategjike pasi nëpër të kalojnë shumë rrugë e hekurudha të rëndësishme  dhe se tani pritet që nga ktë të nis ofenziva për dëbimin e ushtrisë ruse nga Krimeja dhe rikthimin e kontrollit të Ukrainës atje. Nga ana tjetër, ushtarak nga Rusia kanë thënë se ishte vendim i tyre për t’u larguar nga qyteti i Limanit dhe për të mos rrezikuar jetën e ushtarëve rus pasi ky vend po rrethohej nga ushtria e Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …