Volodimir Zelenski

Zelenskij: Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ai i Azerbejxhanit, Alijev do të ndihmojnë në fillimin e negociatave me Rusinë

Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelenskij ka deklaruar se  kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe  ai i Azerbejxhanit,  Ilham Alijev do të ndihmojnë në fillimin e negociatave me Rusinë. Ai ka saktësuar se e ka pritur me kënaqësi këtë propozim. Ai  bisedoi edhe me liderët e Zvicrës, Greqisë, Holandës, Italisë dhe Indisë dhe vuri në dukje se vendi i tij fitoi sinqeritetin dhe vëmendjen e botës normale të civilizuar. Duke shpjeguar se ka arritur rezultate për sanksionin SWIFT kundër Rusisë, Zelenskiy tha se Moska do të përjashtohet nga sistemi financiar global dhe do të ketë miliarda dollarë humbje. Ai ka biseduar edhe me shumë liderë fetarë, përfshirë liderin shpirtëror të botës katolike, Papa Françeskun, dhe ka thënë se të gjithë janë lutur për fitoren e Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …