Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu zhgënjimin e tij me Aleancën Veriatlantike pas refuzimit për të vendosur zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Përmes një video-lidhjeje, ai me kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe përfaqësues të vendeve të tjera në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës. NATO-ja është aleanca më e fortë në botë, por disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”, tha Zelensky. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës qysh më 24 shkurt dhe Zelensky ka kërkuar disa herë nga NATO-ja që të vendosë zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. NATO-ja ka refuzuar, duke thënë se një veprim i tillë do të mund ta përshkallëzonte konfliktin në përmasat e një lufte të tretë botërore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …