Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para një radhe tjetër të planifikuar të bisedimeve me Rusinë është cituar të ketë deklaruar se Ukraina mund të deklarojë neutralitet, potencialisht të pranojë një kompromis për zonat e kontestuara në lindje të vendit dhe t’i ofrojë garanci sigurie Rusisë për të siguruar paqen “pa vonesë. Ai saktësoi se vetëm një takim ballë për ballë me liderin rus mund t’i japë fund luftës. Derisa la të kuptohet për lëshime të mundshme, Zelensky theksoi gjithashtu se prioritet i Ukrainës është sigurimi i sovranitetit dhe “integritetit territorial” të saj dhe parandalimi i Rusisë nga ndarja e vendit – diçka për të cilën Ukraina dhe Perëndimi thonë se tani mund të jetë qëllimi i Moskës. “Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti, statusi jobërthamor i shtetit tonë – ne jemi gati të shkojmë me këtë”, tha Zelensky në një intervistë me mediat e pavarura ruse. Ky qëndrim mund të krijojë një moment të ri për rifillimin e bisedimeve të paralajmruara për ditën e sotme. Rusia ka kërkuar prej kohësh që Ukraina të heqë çdo shpresë për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të NATO-s, të cilën Moska e sheh si një kërcënim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …