Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vendi i tij nuk ka nevojë për parashikime lidhur me pushtimin e mundshëm nga Rusia por për ndihma konkrete. “Nëse doni ta ndihmoni Ukrainën, nuk kemi nevojë për data të pushtimit të mundshëm do të mbrohemi nga të gjitha datat, kemi nevojë për armatim, forcim të ekonomisë përmes investimeve dhe apo marrjes së kredive”, ka theksuar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij në konferencën për siguri që po mbahet në Munih në Gjermani. Ai ka shtuar më tutje se si do të funksionojë ekonomia jonë nëse çdo ditë pritet pushtimi. A mund të jetohet në një shtet të tillë? Normalisht që jo – është vet përgjigjur.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …