Armend Zemaj: Qeveria po e neglizhon sigurimin e vaksinës anti-Covid duke e rrezikuar shëndetin publik

Zemaj: Arritja e vaksinave antikovid sot në Kosovë është rezultat i punës disa mujore

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se arritja e e vaksinave antikovid sot në Kosovë është rezultat i punës disa mujore. Ai ka sqaruar më tutje se përpjekjet për sigurimin e vaksinës kanë qenë tejet të mëdha pasi Kosova nuk është në Organizatën Botërore të Shëndetësisë e as në Bashkimin Evropian. “Përpjekjet tona si shtet, asnjëherë nuk janë ndalur për të arritur deri te ky qëllim i cili tashmë po realizohet. Që nga muaji korrik 2020, si Ministër i Shëndetësisë dhe Qeveri e Kosovës, bashkë edhe me Komisionin negociues të Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe Grupin punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19, kemi filluar aktivitetet për të siguruar vaksinën sa më shpejtë në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër Covid-19. Tash po arrihet qëllimi për të cilin kemi punuar me përkushtim me muaj të tërë, në shumë adresa, me shumë përkrahës bashkë me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, ka shkruar ish ministri Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …