Ministri Zemaj: Të gjitha institucionet shtetërore do të zbatojnë vendimet e reja për situatën pandemike

Zemaj: Do të këtë rishikim të masave dhe mekanizmave në funksion të menaxhimit të pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me drejtorët dhe inspektorët e komunave të Kosovës, derisa thotë se gjatë kësaj jave do të këtë rishikim të masave anti-COVID. Përmes një postimi ai ka thënë se në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies. “Sot gjatë takimit me drejtoret e inspektoreve të komunave të Kosovës prej të cilëve kërkova kordinim më të mirë ndërmjet inspektoriateve komunale me inspektoriatet tjera. Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave dhe mekanizmave funksional që ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë dhe sigurojnë kontrollimin dhe respektimin e masave, në të gjitha komunat e Kosovës! Në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Retorika luftënxitëse e Serbisë kundër Kosovës, na rrit vullnetin për mbrojtjen e vendit, ashtu si gjithnjë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitëse e Serbisë ndaj …