Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se janë duke u zhvilluar bisedime me spitalet private për të bashkëpunim në rast se ka mbingarkesë në spitalet shtetërore. Ai ka thënë se gjatë takimeve është biseduar se çka mund të na ofrojnë ata dhe ia kemi thënë që të na japin një listë se çka mund ata të na ofrojnë në ordinancat e tyre dhe ata kanë shprehur gatishmëri. Pjesa tjetër që kam kërkuar është që të na lejojnë anesteziologë që ta mbajnë një kujdestari në klinikat tona për të trajtuar raste me COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka theksuar më tutje se në rast të refuzimit të mjekëve që punojnë në ordinanca private, do t’iu merret licenca dhe do t’iu ndalet puna. Në rast se na vjen ndonjë krizë, mjekët duhet me ju dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës. Këtë e kanë obligim edhe kushtetues edhe ligjor. Është vendimi i Qeverisë që e vë në shërbim të pandemisë krejt personelin shëndetësor publiko-privat në gjithë Republikën e Kosovës, ka theksuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …