Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mëngjesin e së premtes është takuar me sekretarin e Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji. Zemaj përmes një postimi në rrjetin social, tha se me të dy ka biseduar për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 në institucionet fetare. Me këtë rast ai ka kërkuar nga qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria.
