Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga testimet e bëra, në 24 orët e fundit, sërish ka rezultate të kënaqshme, pasi vetëm 46 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Zemaj ka thënë se kultura qytetare, respektimi i masave dhe rekomandimeve të vendosura prej Ministrisë së Shëndetësisë me rekomandim të IKShPK-së, si dhe koordinimi i plotë me të gjithë akterët tjerë, po sjell rezultate të kënaqshme. Zemaj ka theksuar se veprimi i përbashkët me të gjitha nivelet e shëndetësisë, me pushtetin lokal dhe të gjithë akterët relevant për zbatimin e masave anti covid, sollën edhe rezultate të mira edhe propozimin e lehtësirave të këtyre masave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …