Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. “Dita e parë e shkollës është moment që reflekton rolin madhor që ka edukimi në shoqëri ndërsa rikthimi në bankat shkollore është i rëndësishëm dhe interes jetësor i të gjithëve”, ka theksuar ai Zemaj thotë se natyrshëm ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, e për çka thotë se duhet angazhim më i madh si dhe respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Ai ka shtuar edhe se Ministria e Shëndetësisë bashkë me gjitha akterët e tjerë janë të përkushtuar që ta menaxhojnë situatën e krijuar nga COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …