Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me zbatimin e ashpërsimit të masave ndaj të gjithë atyre që nuk po i zbatojnë ato. Ai ka shkruar se për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafiteri. Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19, përndryshe do të ketë ndëshkime! Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …