Nuk do të ketë masa lehtësuese gjatë fundvitit, kështu bën të qartë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj thotë se nuk do të ketë zgjatje të orarit pavarësisht se disa komuna kanë lëvizur pozitivisht dhe nuk janë më në zonë të rrezikshmërisë. Zemaj thotë edhe se po tentohet të sigurohen 1.2 milionë vaksina antivCOVID-19. Ministri Zemaj thotë edhe se vetëm gjatë katër javëve janë më shumë se një persona që janë shtruar në spitalet e vendit. Ndërkohë që Zemaj ka folur edhe për vaksinat. Ai tha se sigurimi i vaksinave është një nga prioritetet dhe se shton se janë duke tentuar që të sigurojnë 1.2 milionë vaksina. Ndërsa i pyetur se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë ai tha se gjithçka varet nga prodhuesit. Ai ka folur edhe për buxhetin për vaksinat, duke theksuar edhe se veç sigurimit të vaksinave duhet të bëhet edhe sigurohet edhe pjesa e administrative dhe e infrastrukturës për ruajtjen e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …