Armend Zemaj

Zemaj: Respektimi i masave të reja ant-Covid dhe disiplina qytetare janë pa alternativë në luftimin e pandemisë

Ministri i Shëndetsisë, Armend Zemaj, pas vendimit të Qeverisë, ku përfshihen masat e reja, anti-COVID, ka thënë se respektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti-COVID dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë. “Pas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe takimit të djeshëm të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, në koordinim me kryeministrin, z. Avdullah Hoti dhe konsultimeve të vazhdueshme me Bordin Këshillëdhënës, Qeveria në mbledhjen virtuale, ka votuar pro masave të reja, për menaxhimin e mëtejmë të pandemisë. Me votimin e këtyre masave, shfuqizohet vendimi i 25 shtatorit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …