Zenel Anxhaku: Për një lule të lëndinave të Labërisë

Zenel Anxhaku: Për një lule të lëndinave të Labërisë

(Vështrim  për librin: –Reshat Alem Gjoni, Biri i Kurveleshit,  autor, Dr. Rakip Gjoni)

1

…Në Nivicë të Tepelenës, në zemër të Labërisë ndjehesh i habitur në një dukuri të re:

Mbreti i luleve, mjeku i shquar popullor, mjeshtri dhe zbuluesi i bimëve medicinale shqiptare, Dr. Ylli Merja, në shtëpinë e restauruar të të parëve të tij, në një vënd të dukshëm të fshatit, po ngre muzeun e bimëve medicinale shqiptare: bimë shumëngjyrëshe, e mbi të gjitha shëruese të sëmundjeve nga më të ndryshmet.

Çdo visitor kur të shikoj këtë muze, do të ndjej e do të rrok në tërë kuptimin e kësaj sipërmarrjeje ato vlera të pa llogaritëshme, ato tradita të kaluara nga brezi në brez, ato lidhje të dukëshme dhe të padukëshme të peisajzhit dhe njerëzve, të natyrës me komunitetin dhe të njeriut që ka punuar aty prej qindra dhe qindra vjetësh, në kohë të qeta dhe plotë stuhi, në dallgë dhe vetëtim, në rrugë të drejtë dhe në rëpira.

E me të drejtë Ylli Merja  thotë:- Ashtu si bimët medicinale të Labërisë, një burim i pashtershëm vlerash, ashtu janë edhe njerzit që u lindën dhe u rritën këtu.

Si ato bimët medicinale që mbijnë dhe rriten në gurr, në këtë vënd njerzit lindin dhe rriten këtu dhe bimët medicinale ishin dhe janë pjesë përbërëse e botës së tyre

…Kjo bisedë mu kujtua teksa mora në dorë librin e shkruar nga Dr. Rakip Gjoni-Reshat Alem Gjoni, Biri i Kurveleshit-

…E kush më mirë se i biri mund të shkruante e të tregonte historinë e jetës së babait të tij, Reshat Alem Gjonit, lindur më 12 Maj 1930, në fshatin Gusmar të krahinës së Kurveleshit.

Zona e Labërisë në rrethin e Tepelenës shqyhet si një krahinë me tradita të mëdha atdhetare e kulturore. Ajo në shekuj ka treguar e pasqyruar këto vlera të mbrekullueshme njerëzore, të trashëguara brez pas brezi, deri në ditët e sotmë.

2

Djepi që më rriti, kronikë me gërma shpirti.

-Me këtë nëntitull të madh, si një mozaik janë përmbledhur copa jete të  njerëzve të familjes, të miqve dhe shokëve të Reshatit.

Me të drejtë dr. Rakip Gjoni thekson:

…Poezia dhe lulet, a nuk janë sinonimi më kuptimplotë?

 A nuk është poleni i luleve, poleni i poezisë,

A nuk është fotosinteza kthimi i figurës në një realitet të ri?

Këngë dhe lule meriton kujtimi i prindërve shqiptarë…

Brezi i prindërve tanë që bëri luftën, brezi i prinërve tanë:

– hajd të punojmë, djersën ta kullojmë-

Rindërtuan vëndin, thanë kënetat, organizuan kurset kundër analfabetizmit, ngritën shkolla, spitale, teatro, kopështe, çerdhe hidroçentrale etj,  brezi i prindërve tanë që punën e kishin simbol dhe punëdashje, ishte kryefjala e jetës së tyre.

Përfaqësohet më së miri në këtë libër nëpërmjet jetës së Reshat Alem Gjonit, të cilin e vendosi fati i jetës dhe detyra të ndryshme partie dhe pushteti e së fundi në një nga sektorët më të rëndësishëm e më strategjik, në sektorin e naftës.

Duke ndjekur rrjesht pas rrjeshti e faqe pas faqeje këtë kronikë me gëzim shpirti, kujtimet e të birit, ndërthuren natyrshëm, me kujtimet e shokëve të punës, të cilët të gjithë së bashku janë shënjtorë të përnjohur të punës vigane, të ëndrave të mëdha dhe të sakrificave sublime.

Ja çfarë kujton Muharrem Xhelili:

– Reshati ishte zotëri burrë, serioz, me aftësi komunikuese shumë të mira, karakterizohej nga qetësia, urtësia, kur duhej mënçuria dhe serioziteti, si dhe shumë autoritar në situatat delikate…

…Shkonte vetë në çdo pusë të sektorit që ishte në prodhim.

Muharremi kujton që kishin 100 puse aktivë në prodhim që nxirrnin naftë, Çdo ditë bënin mbledhjen e mëngjezit ku Reshati ju jepte informacionin e tonëve të nxjerrjes së naftës të një dite më parë, problematikën që kishte dalë, zgjidhjet e tyre dhe detyrat e ditës.

Po si në një këngë polifonike labe, shpalosen dhe alternohen në këtë libër, kujtimet e të birit për babanë si dhe shpalosja e kujtimeve të shokëve të tij.

Kështu Nazif Hoxha kujton: – Ne punuam 10 vjet bashkë me Reshatin në sektorin e naftës, sektor të cilin unë pak a shumë e njoha mirë fal bashkëpunimit që pata me Reshatin, i cili kishte aftësi për të kapur gjërat shpejt…

Reshati në sektorin e naftës punoj me ndërgjegje të lartë dhe u rrit shumë profesionalisht…

Reshati, të gjitha detyrat që i kanë besuar i ka realizuar me sukses, sepse ishte njeri i punës, i sakrificës, i ndërgjegjshëm, si dhe kishte komunikim shumë të mirë me punonjësit.

Ngarkesa dhe përgjegjësia e madhe e punës, në çdo sektor ku ai punoj i dhanë pasoja që ai të sëmurej në moshën 50 vjeçare, më 1 Tetor 1980.

…Nazifi kujton me respekt figurën, punën, emrin e tij si dhe familjen e tij të mbrekullueshme që kishte e që ishin shëmbull në qytetin e Patosit.

Dhe më tej kujtimet e Bejo Hajros:

-Unë thotë Bejua ruaj kujtimet dhe vlerësimet më të mira për Reshatin, pasi shikoja te ai njeriun e afte për drejtim dhe organizim. Ky njeri fisnik nuk bënte asnjëherë keq, përkundrazi mundohej të ndihmonte njerzit për nevojat që kishin,

i ndershëm dhe i drejtë, në çdo vendim që merte.

Për të gjitha këto cilësi unë ruaj përshtypjet më të mira për atë njeri që gëzonte respekt kudo, në punë, shoqëri dhe miqësi.

Duke e konceptuar librin si një këngë polifonike labe, ku marrësi, pritësi edhe njerzit në iso, thonë fjalën e tyre, autori Rakip Gjoni e mbyll kështu librin e tij:

…Kjo është shkurtimisht historia e punës dhe e jetës së babait tim.

Atij ju desh të punonte në të gjitha ato vënde pune që kishin probleme, që drejtoheshin nga njerëz negativë, që ishin të vështira nga ana e territorit etj.

Ai la pas katër fëmijë të edukuar, ku fëmija i tretë, Kujtimi, aksidentalisht e mbylli jetën para kohe në moshën 27 vjeç.

Reshati nga kjo botë mori dy metro dhe, në këtë tokë të begatë shqiptare e mbushur me pasuri, por njerzit që na drejtojnë nuk janë të zotë për tja bërë jetën të lumtur këtij populli të vuajtur nga regjimi totalitar e që sot jetojnë në pseudodemokraci.

3

Kujtesa historike shoqëruese është një institucion që ka ekzistuar gjithmonë në shoqërinë shqiptare. Në këtë kujtes të përbashkët historike familjare  sjellim në vëmëndje përvoja të tilla si oda e miqve, kuvendet e fshatrave dhe të krahinave, bisedat dhe marrveshjet.

Në këtë kuadër libri i Dr. Rakip Gjonit zë një vënd të merituar.

4

Në çdo fletë të këtij libri

Është një promovim

Në çdo figurë dhe fjalë

Se u jetësua  në udhëtim

Në një botë me dukuri të rrallë

E secila prej tyre ndan e përtërin

Që çdo ere në botë ti bëjë ballë

Flamur dhe diell për Shqipërinë

Duke shkruar për këtë lule të lëndinave të labërisë, birin e kurveleshit Reshat Alem Gjonin, nxit për të shkruar me pasion, frymëzim dhe vërtetësi edhe për figura të tjera të këtij lloji, lule të mbira në truallin shqiptar dhe që mbeten lule në shkëmbin e kujtesës

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …