Zeni Bilimani: Tri poezi

Zeni Bilimani: ËNDRRA POETIKE

RREZE LËSHOJNË VEPRAT E ENVERIT!
Sa te ketë deti, 
ujë e vale,
Sa te ketë toka, 
fusha e male,
Sa te bëjnë, 
drite rrezet e diellit,
Rreze lëshojnë, 
veprat e Enverit! 
Se, është lindur në shtrëngata,
Se, është rritur, 
Me pena-shpata,
Se është gdhendur, 
në shkëmb të gurit…, 
Se, është shkruar, 
në besë të Flamurit. 
Enver Hoxha, vepra jote,
Drite e diell, nëpër mote. 
Në rrugën tënde, 
ecë vegjëlia,
Legjendar, gjumi s’ të zuri,
Lume aneja që të përkundi. 
Për këtë tokë e për këtë vend,
Fjalën shpatë, plot urti në Kuvend. 
Arkitekt i Shqipërisë,. së re,
Luftë e punë, për ty Atdhe. 
Diell i kuq për proletarët, 
Grushtin hekur, 
mbi armiqtë e mbi  tradhtarët!
Porsi yll, që nuk perëndon,
Porsi valë, që freski lëshon. 
Në zemër të mban kombi gjithmonë.
Shqipëria, në ballë
të stuhive, 
Që nga koha e Skënderbeut!… 
Me sulltanët e Turqisë, 
Dhe me Duçen e Italisë,
Në Luftë Antifashiste Nacional Çlirimtare, 
U vërsule, kundër Hitlerit, të Gjermanisë. 
O Shqipo, me tradita,
Për luftëra legjendare! 
Çdo stuhi që ka kaluar,
Syrin nuk e trembë, fare. 
Kurrë stuhitë, ty nuk t’u ndanë! … 
Dhe, kur nise rindërtimin,
Nga udhëheqja jote  Enver,
Atdheu, gëzoi veç  fitoret!… 
Populli e gjeti shpëtimin. 
Bllokadat që, armiqtë na vunë,
Aspak, s’u trondit Enver Gjeniu,
Mori vesh bota e tërë!… 
Vetë Enveri, e ka thënë:
“Ne, nuk rrojmë të gjunjëzuar,
Vdesim, Shqipo dhe Shqiponja, në këmbë! 
S’ pranojmë të nënshtrohemi,
Shqipëri, Shqiponjë e stuhisë,
Të njohu, bota mbarë, 

Rrugën e historisë, 

Me shpatë e ke çarë!…
URIME DITËLINDJA BABA! 
(Në nderim të ditës se babait).
Kur mungon, një i dashur baba,
Është një boshllëk në shpirt, sa s’ ka!… 
Jo! Mall të shteruar nuk ka!…
Por, shtohet ditë për ditë.
Se, vendi që kishte dhe ka babai, 
Vend i mbajtur, nga fjala me peshë, -burrë,
S’ është thërrmijë, 
a, fjalë, nuk zëvendësohet kurrë.
Kur një baba i dashur, ka shkuar,
Dhe, zëri ndodh t’i heshtet…,
S’do të ndodh, 
për t’u harruar,
Ditëlindja e babait mbetet.

LULE QE NUK U ZË MË VESA! 

Vaj medet, djem e vajza tona…
Na keni ikur të rinj,
Nga jeta e bukur, 
u ndatë,
Jeni veshur me qefinë.
S’ më bënë goja t’u them emrat, 
T’ ju thërras me radhë të tërë!… 
Kam frikë lëndoj zemrat,
Dhe u prish gjumin drerëve.
Zambakë dhe trëndelina… 
Këputur, gonxhe pa çelur,
Është helmuar lëndina,
Palcë e baltës, është djegur.
Shkoni në hone, gjeraqina,
Duke ngushëlluar vatrat,
Përulet dhe 0strovica,
E thithë çibukun, 
ndër vatra.
O fshatrat e qytetet e vendit tim,
O vatra, plot shami zeza,
Jepet, që tundin jetim,
Për ato lule, që nuk i zë më vesa.
Nuk është një, po janë shumë…,
Behare të pa beharuara,
Është mort dhe nuk është gjumë.
Mbyllen sytë, që nuk kanë të zgjuar.
Kush sëmundjen e shekullit, nuk e duroi dot,
Kujt zemra ju dogj nga plumbi,
Kush harroi të shkretin not,
Në dete a në çdo kënd lumi.
Fenomeni, aksident!… 
Qe ka këputur, pa pjekur,
Diku ftua, a diku shegë,
Gonxhe çelur, 
e pa çelur.
Si duron dheu dhe qelli,
Kur sheh nuse me qefinë,
Si duron dhe nuk nxihet dielli?! 
Kur kalon këtej,
-jo s’e rrezon, 
Nënë Shqipërinë?! 
Sjell ndërmend shokë të mi,
Ne pikun e lulëzimit ,
Me janë larguar nga sytë,
Janë bërë pre, 
e “Xhebrailit” .
Si të mos më dhemb zemra,
Kur, morti vatrat i zhuriti?! 
Vajton, mbi fëmijë nëna,
Të helmuar trupin dhe s shpirtin!
Në pretë e kësaj jete,
Gishta gjurmësh vegjëlie,
Mbetur për amanet,
Shuar, ëndrra lumturie.
Kortezhi, gjarpër i Zi, 
Kokën zgjatë, nëpër lëndinë, grushtet lart, proteston, revoltën lëshon: mbi X president dhe Y  qeveri!… 
Balta ndjen vilani,
Kur thahet një trëndelinë.
Po nuk jep përgjegjësi asnjë pushtetarë xhelat,  nuk jep asnjë qeveri?! 
Të drejtuar nga kriminelë dhe psikopatë!… 
Popullit ia kthyen ditën në natë!… 
Gjuha e helmet lëpin rrugët,
Për të fshirë hije engjëjsh,
Engjëjve, nuk u fshihen gjurmët,
Se vesojnë, në gjinjë nënash.
Sa herë këputen prej xhanit,
Lule vajza e djem të rinj,
Fjollë e tymit të duhanit
Bëhet re, mbi hapësirë.
Ç’paske bërë, moj balra jonë,
Kush të paska mallkuar rëndë,
Si nuk helmohesh, pse duron?! 
Dhe i mbanë, në barkun tënd.
O zot!… 
 Kur bëre njerëzi- në, 
Dhe një gjë, 
të kishe bërë
Ashtu, në radhë siç vijmë,
Te ikim me radhë e me serë.
Sa është e shkruar, 
le të rrojmë,
Veç me shpirt të
pa lënduar,
Dhe ç ‘lëmë prapa, 
le të rrojnë, të qeshur dhe të lumturuar!….

2 Mars 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …