Tetori, me datë gjashtëmbëdhjetë,
Vit madhështor, 1908 ,
Zbardhi koha u çanë retë!
Në Gjirokastër, u lind një trim me fletë,
Enver Hoxha,-Gjeniu.
Bolshevik, si Lenini,
Yll me drita, vezullimi,
Zbardhi dita, u çanë retë,
Lindi Ay, që do të realizonte,
Nëntorin e Tretë!
Sa te ketë deti,
ujë dhe vale,
Sa të ketë toka fusha dhe male,
Sa të bëjnë dritë,
rrezet e djellit,
Rreze do lëshojë,
vepra e Enverit!
Se, është lindur,
në shtërngata,
Se, është rritur,
me penat-shpata.
Se, është gdhendur,
në shkëmbin e gurit,
Se, u shkrua në besë të Flamurit.
Enver Shqipoja, burrë prej nurit!
Vepra jote,
Shkëndijë ndër mote,
Në rrugën tënde,
do të ecë vegjëlia,
Legjendar, Ty gjumi s’të zuri, lum aneja që të pëkundi!
Për këtë tokë e për këtë vend,
Fjalën shpatë, urti në Kuvend,
Artitekt i Shqipërisë së Re, dritë e diell, për ty Atdhe!…
Diell i kuq për proletarët,
Grusht çeliku mbi tradhtarët!
Si një Yll, që s’ perëndon,
Flakadan, që dituri-trimëri, lëshon!…
Në zemër të mbanë, Kombi gjithmonë.
6 prill 2023
SHOKËT QË BININ?!
Kur shokët binin në fronte,
Për plumbat e zi flisnit,
Eh!…
Bënin shokët me trishtim, atje në fronte
Të fundmit shtretër
në dhe,
Kur shokët binin, shokët ju shponin, varret me bajoneta:
Aq të cekëta, sikur ata donin ,
Më afër ta kishin në jetë.
Kur vdekja frymën do më marrë,
Kudo, që të më zerë,
Do të dëshiroja,
veç të tillë vend,
Me bajonetë bëjeni.
6 prill, 2023