Zeni Bilimani: Tri poezi

Zeni Bilimani: Poezi 

MË MIRË NË PYLL?!
Më mirë në pyll,
atje lart,
Të bëhem mik me ariun,
Se këtu në pallat, Tiranë,
Ku s’gjej fjalën me njeriun.
Vetja më duket në hall,
Nuk e di në ç ‘gjuhë
të flas,
Druhem që ta them një fjalë,
Se nuk di s’ e ç’ gjen  më pas.
S’ më  ka shkuar, kurrë ndërmend,
Të urrejë njerëzinë,
Po, në këtë  botë,
Kështu, qe thënë:
Duhet të jetosh,
domosdo me marrëzinë.
Nuk njihet fytyra e mirësisë,
Ajo, është e nxirë,
e mavijosur,
Se, zgjaten thonjtë e s’mirës,
Duke të çjerrë e nakatosur!  
8 Shkurt 2022
JETIMI?!
( Poemë )
Unë jetimi, me nënën gjallë,
Në këtë botë me fate shumë.
Kush do ketë për mua mall.
Të më puthë ballin në gjumë.
Gjithë jetën, që mbaj mend,
Derë me derë, nëpër fis.
Kur më thanë që kisha nënë,
Sikur bota u vidhis.
Si s’e pata provuar,
As erën s’ia ndjeva kurrë.
Në spital, kur më kanë çuar.
Kur kam qenë i sëmurë.
Çfarë e ka detyruar,
Vetëm ajo, e din hallin.
Zemra si  ka duruar,
Kur më braktisi,
mua djalin?!
Shtëpi pata, jetimoren,
Aty ika, këmba dore.
Por, si nënën time të dashur,
E njoha, veç edukatore.
Dora e saj, më ka mëkuar!…
Sa isha ngritur ne këmbë,
Erdhën dhe më birësuan.
Unë, vetë nuk e mbaj mend,
Po, të tjerët, pastaj më treguan.
Më mbanin si ujin e paktë,
Sikur isha, vet mbreti.
Po në shpirtin dhe trupin bonjak,
As aty, nënën se gjeta.
Nëpër lodërza fëmijërore,
Kur jetim, më kanë thënë:
Sikur qielli i kësaj bote,
Nën vehte me ka zënë.
Kur më thanë, që kisha nënë,
Nuk më kishte gjumë syri.
Ëndrrën, bridhja me këmbë,
Rrugës ndjeja, erë gjiri.
Kur me thanë, se ti je gjallë,
U mbyta keq, në ngashërime.
Në ç’qiell të botës vallë,
Ndodheshe ti, moj nëna ime?!
Në dëgjofsh ndonjë zë,
Që ta sjellë, era e malit.
Dil dhe fol, fol me atë,
Le të jesh në pikë të hallit.
Është zëri i djalit tënd,
Që  del nga buza e pjekur.
Ka bredhur dheun në këmbë,
Dhe, pas erës të ka gjetur.
Dhe, në vidhiset kjo botë…
Ne të dy, do të shpëtojmë.
Sa, të puthë dhe të shtrëngoj fort,
Pastaj, edhe ne të shkojmë.
S’jam jetim, se jam me nënë,
Edhe pse, pa nënë u rrita.
Kur rrezja e diellit, na ka  zënë,
Nuk ka të mbaruar drita.
Nuk ka të mbaruar jeta,
Kur jam në aromën tënde.
Mbas sa vitesh,
prapë e gjeta,
Gjakun tim të pastër,
Gjakun tim, të zemrës.
Tani, u linda dhe një herë,
Dhe, do rritem me nënë.
S’ jam fëmijë, të rri  në prehër,
si ylli që rri  në hënë.
Porsi gjetja, nëpër erë,
Brodha vitet për një ditë.
Humbi malli im, një vrer,
Fati i vdekur, hapi sytë.
Fati im i lodhur shumë,
Ëndërr pas ëndrrave u zgjua.
Lumë si  nëna, lumë si unë,
Lumë plaga, që u shërua!
Lumë për jetën,
Më në fund, që u rinua!…

Më 20  shkurt, 2023

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …