Mëngjesi u çel i lagësht dhe i zymtë.
Retë e zeza vraponin, shiu pikëlonte.
Partizanët ndjenin të ftohtë. Batalioni i katërt i Brigadës së V të Sulmuese, po radhitej ne pozicione të reja luftimi.
Mitraljer, maskohu mirë, mitralozit t’i duket vetëm tyta, këshilloi Komandanti.
Ata, kishin zënë pozicione në fushën e gjelbër që shtrihej gjatë rrugës Pejë- Gjakovë. Kjo zonë kontrollohej nga gjermanët.
Batalioni kishte marrë urdhër nga komanda e Brigadës që kolonave armike t’u priteshin këmbët kësaj ane!…
E dëgjove urdhrin…, urdhrin të them: ngjitu një me tokën,-i tha mitraljeri, partizanit tjetër që ishte ngjitur në krahë me të.
Dheu i lagur,-u përgjigj partizani dhe u shtri duke duruar lagështirën e tokës.
“Maskimi është domosdoshëm, në këtë terren të hapur” – tha mitraljeri dhe e vendosi mitralozin pranë rrjedhës së përroit që vinte i turbullt nga shiu i natës.
Komisari u zvarrit duke kontrolluar pritën. Erdhi dhe të Shehat Halilaj.
Hë, shoku mitraljer si e ke mitralozin do këndoj bukur apo jo…si gjithmonë shoku Komisar.
Komisari, mori ca gurë te mëdhenj dhe i vendosi pranë pozicionit të Shehatit dhe i tha: “Kujdes shokë! Po nuk i vramë do na vrasin ata ne.
-Ky batalion kishte bërë 11 sulme mbi gjermanet për çlirimin e Gjakovës, ku armiku strukej në fortifikata dhe në kazerma.
Çlirimi i Gjakovës dhe zonave për-rreth varej nga goditjet që do ju jepej forcave gjermane që vinin nga Peja dhe Prizreni në ndihmë të garnizonit të Gjakovës. “Sinjali, pushkë e parë. Pastaj, tërë batalioni zjarre” ! -i porositi Komisari, dy partizanët dhe u largua në pozicione të tjera. Para pritës u duken gjermanët, ecnin me kujdes, frikën dhe vdekjen e ndjenin rrotull. Ata nuk e kishin diktuar pritën e partizanëve. Mitraljeri i futi në shënjestër. Pararoja gjermane ecte dhe shqekëza e mitralozit të Shehatit, lëvizte bashkë me ta.
Pse o komisar nuk jep sinjal,-mendonte mitraljeri dhe priste me padurim?!!!
Pararoja humbi nga shqekëza e partizanit, por, gjahu vinte më pas. Ai, e pa ballin e kolonës që hyri e shkujdesur në pritën partizane. Ecnin dhe me armatimin në krahët, duke biseduar me njeri-tjetrin. Kolona ishte shumë e gjatë.
Sinjali u dha. Mitraljeri, derdhi pamëshirë breshërinë e plumbave. Gjermanet dredhuan anëve të xhadesë dhe u tulatën në tokë. Plumbat e partizanëve i detyronin të lëviznin. Gjermanët, disa minuta dukeshin sikur kishin vdekur. Pastaj filluan të merrnin frymë, filluan të mbrohen, por sulmi i befasishëm i partizanëve i theu gjermanët të cilët u sprapsen.
Boria e sulmit dhe thirrja partizane përparaaa!…
-Natyrisht, e ndezi më shumë hakmarrjen!
Pas katër orë luftimesh, krismat u shtuan në gjithë hapësirën, gati të zhveshur.
Qetësinë e prishën vetëm gjëmimet e betejës në Gjakovë. Partizanet në këtë qetësi kërkonin shoku shokun me sy.
Dy vetë, nuk po dilnin ende. Në afërsi të rrugës nga kishte qëlluar mitralozi njohën Shehatin.
…Ai, mbante në krahë komisarin Isa Imerin. Nofullat i shtrëngonte Dhimbja dhe urrejtja i zinte përbrenda…
-Ecte me hapa të matura, sikur nuk donte të lëndonte plagët e Komisarit. Ai, vinte drejt shokëve me një krenari të heshtur. Gjaku që buronte nga tëmthi i komisarit dhe skuqte kraharorin e mitraljerit.
Kaloi armiku, o mitraljer…-jo, shoku Komisar,-u përgjigj Shehati.
-Nga Peja erdhën forca të reja gjermane. Partizanët mbetën të rrethuar në unazën e plumbave. Tanket e tyre u lëshuan fushës të ,,xhindosur,, me sharëset që lëvronin dhe tokën. Te çajmë rrethimin,-erdhi urdhri i Komandantit të Batalionit. Mortajat goditnin pozicionet partizane. Dy kompani partizane kundërsulmuan, çanë shtegun dhe kapërcyen xhadenë dhe morën përpjetë nga mulliri. Partizanët po tërhiqeshin nga pozicioni i pritës, vetëm gryka e mitralozit të Shehatit mbronte tërheqjen e shokëve.
-Edhe një breshëri thërriste mitraljeri për hakmarrje, duke i rrëzuar për toke gjermanët që afroheshin barkas drejt pozicionit të tij. Një nazist i hodhi një bombë nga mbrapa, aty të tjera i erdhën radhazi nga krahët dhe partizani ra mbi mitraloz. Gjaku i kullonte mbi tytën e nxehtë të armës. Ajri kundërmonte erë baruti të djegur. Mjegulla e tymit të armëve lëvizte mbi kokat e luftëtarëve në tërë zonën e luftës. Pastaj, pas betejës, buzë përroit të turbullt, tek vendi i pritës u mbuluan me dheun e pozicionit të përzier me gëzhojat e mitralozit, Shehat Halilaj dhe Komisar Isa Ymeri, si të jenë gjithnjë në pritë kundër armiqve.
KUJTESË:
SHEHAT HALILAJ, u lind, në fshatin Bakut të Dibrës në vitin 1920. Punoi që i ri…
-Qeveria kuislinge e mobilizoi ushtar, e dërgoi në frontin italo- grek të luftimeve. Ai arratiset dhe shkoi në Dibër, qëndron në malin e Korabit, ku dhe e kapin përsëri nga sytë prej tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve me armiqtë. E internojnë në Shijak me disa shoke te tjerë. Nga internimi e dërgojnë të vazhdonte shërbimin në Prizren duke e mbajtur në mbikëqyrje, e izoluan dhe në burg. Ai del nga burgu dhe i bashkohet forcave të Brigadës së pestë Sulmuese, që operonte në Zonën e Kosovës për çlirimin e popullit të saj. Ai luftoi me trimëri, derisa dha jetën për tërheqjen e forcave te Batalionit.
Tiranë, 19 janar, 2023