NËNA
(Kushtuar nënës, fisnikes time, Metulla )
Nëna ime, nga Helmesi,
Në Selishtë, mbolli dy fidanë molle.
Pemët u rritën, shtate hodhën,
Përmes tyre më vjen nëna bukurish!…
Ajo e urta, mendjeholla e mirë, bujare në sofër të konakut, të besës!
Ngrihej që në mëngjes, pa gdhirë,
Kthehej me shkrirjen e vesës…,
Tani mollët i janë,
nëna zemër hëna,-jo.
Sa herë, kokrrat bien përtokë,
Bashkë me ‘to, malli im pikon te ajo!…
Për duart e saj, pëllëmbore, nëpër re.
Sot, 8. 011. 2021
KËNGËT NUK I KËNDUAT TË PLOTA!
Në atdhe, kur ra tamburi i kushtrimit,
Nuk kishte kohë, për këngë bota…
Ju, o shoqe dëshmore!
Ju, o shokë dëshmorë!
Nuk i kënduat, këngët e plota.
Kur mbyllët sytë,
Ëndrrat tuaja, hapën sytë.
Kur ju shoqe dhe shokë,
Keni rënë, me shpatullat në baltë.
Pas jush, në qiell, dielli i lirisë,
U ngrit çdo vit, lart e më lart!
Ju thërriste, dashuria e madhe,
Kjo dashuri e pathyeshme, atdhetare!…
E çiltër, e pastër, madhështore,
Për tokën shqiptare.
Liria, fatbardhësia erdhi.
Ikën ushtritë armike, mizore.
Liria erdhi, si nuse Shqipërie,
E mbajtur mbi supet e mbi 28 mijë dasmorë,
Yje emrash me flakërima zërash, në flamurin e saj, këmishët tuaja qepur.
Në emrat tuaj, flakadane-partizane,
Flakadanë, me yll partizan:
Atdheun, me hare përshëndeteni!
Ju veç rinoheni,
në trupin e atdheut,
Madhështore dhe madhështorë,
do të mbeteni!
Shoqe dhe shokë!
Dëshmore dhe dëshmorë!
Flini të i qetë!
Armët dhe penat tuaja,
Nuk janë veç relike në muze?!
Në duart tona, u kthyen bajoneta.
Dhe, jetët tuaja, ju betohem!
Flamuj qëndrese,
u bënë për ne.
Të punojmë dhe të luftojmë, për atdhe.
Ah! Kjo poezi, më zgjon gjakun,
Nuk dua të jetë hobe!
Nuk dua të jetë, si dolli,
Që me qejf e pi, më dehë!…
Pastaj, kur dehja më ikë,
Unë si qyqar, të fle në qetësi!
Por, dua që, Shqipot e Shqiponjat,
të thonë, të klithin:
Oh! Ç ‘lumturi!…
Të jetosh me këtë diell-krenari.
Mendja ime kurdoherë,
T’ju kërkojë juve, të stolisur me pavdekësi.
Kushtuar dëshmorëve të Nëntorit të Tretë, të Nëntorit të Kuq, të lirisë së vërtetë!
4 Nëntor, 2022
DËSHMORËT
Dëshmorët flenë, si engjëjt,
Mbi varre të tyre, u bëjnë roje nderi.
Nëpër eklipset, qepallat ua pulitë hëna…
Ju përulemi të gjithë, si dikur Komandant, Enveri.
Për ju, çdo varg, mund ta kthejmë në pishtar!
U hodhën, përmes vetëtimave-vringëllimave, të takonit Nënën PKSH,
Të puthnin yllin, me dashurinë e Tokës hallemadhe.
Zemrat zjarre, si bomba,
Ia falën, Partisë së trimave,
Për t’i shkrirë vargonjtë e robërisë, Horizonteve, t’ia japin dritën Shqipërisë.
Dëshmorët, ishin të rinj e pleq,
Kur me këmishat e përgjakura,
Mbështollën ëndrrat për liri,
U bënë një, me baltën e Atdheut.
Kjo ishte për ‘ta, e para dashuri!…
Jo! Idealet e tyre, plumbat s’jua vranë,
Kurdoherë, me dhimbje-krenari.
Yjet, do t’i kujtojmë,-midis nesh: më të gjallë, se të gjallët e vdekur janë.
Ja, nga shtëpitë radhë-radhë, dola unë,
Te flas me këto vargje zemër-zhuritur,
Në emër të dëshmorëve, në çdo zemër atdhetare, bustet e tyre i kemi ngritur.
8 Nëntor, 2022