Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me shumë kënaqësi ka pritur në zyrën tij, Zenun Kadrijaj dhe djalin e tij, Brahim Kadrijaj, bashkëvendësit të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Sot, ata shprehën dëshirën të përkrahin me mjete financiare Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Deçani”, të cilët kryetari Ramosaj i ka falënderuar përzemërsisht për këtë përkrahje!