leoni

Zenun Pajaziti, thotë se partnerët e koalicionit qeverisës shpejt do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës

Zenun Pajaziti, thotë se partnerët e koalicionit qeverisës shpejt do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se partnerët e koalicionit qeverisës, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Ai ka theksuar se taksa nuk do të paraqesë problem për funksionimin e koalicionit PAN dhe, sipas tij, nuk do të ketë luhatje në këtë drejtim. Pajaziti ka thënë se cilido që të jetë fati i taksës, ajo e ka arritur efektin e vet dhe nuk do të ketë luhatje të partneritetit me SHBA-në. Sa i përket kërkesës për zgjedhje të reja, Pajaziti ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të bëjnë fushata populiste, por pozitë dhe opozitë duhet të fokusohen ne memorandumin për zgjidhjen përfundimtare me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …