- Ka kohë që kërkoja Certifikatën e Veteranit të UÇK-së, që më 2016 ma kanë lënë të shtëpia por nuk e gjeja. Në këtë kohë pandemie duke lexuar librat e planifikuara për lexim e gjeta. Dhe më mbeti merak pse nuk e gjeta kur disa tregtarë flamujsh i pashë në familjen Alushani duke brohoritur për nevojat e barkut. Familjen Alushani e kam mik shtëpie. Motra ime ishte gruaja e vëllait të heroit Ymer Alushani. Unë historinë e Alushanëve e di më mirë se historinë e familjes sime, sepse ma ka treguar vëllai i Muharrem Alushanit, tash i ndjerë, ma ka treguar nëna e Ymer Alushanit, tash i ndjerë, Heroi Ymer Alushani, dhëndëri im, axha i tyre dhe memoria e popullit. Kjo familje në kohën e totalitarizmit, për shkak të veprimtarisë atdhetare kanë përjetuar ferrin, Goli Otokun, izolimin e çka jo. Në luftë kjo familje ishte ndër të parat. Aty ishte Ymer Alushani me të cilin kam kaluar ditë e netë të tëra. Pas vrasjes së tij, dhe pas luftës, askush nuk e ktheu kokën prej tyre, madje as disa që në ilegalitetin e thellë kishin gjete strehim aty. Të ballafaquar me diskriminimin dhe nëpërkëmbjen që iu bë pas luftës nga tregtarë flamujsh, u detyruan t’i shesin tokën e bukës për të mbijetuar dhe siguruar kafshatën e gojës. Nëna Miradije, sa herë që kam shkuar te motra mi ka shpalosur vuajtjet e jetës dhe plagët shpirtërore pas vrasjes së Ymerit. Nga vuajtjet dhe skamja e nëpërkëmbja që iu bë kësaj familjeje shkuan herët. Dhëndri i im Xhemali 45, përjetues i masakrës së Istogut, e më pastaj vëllai Luani dhe nëna Dije, për një ditë, dhe vëllai Rama, pothuaj se të njëjtën ditë ishte i vdekur. Sot në atë truall janë dy familje jetimësh që jetojnë kryesisht nga ndihmat. Mbesat e mia(6) janë rritur dhe dy syresh kanë mbaruar fakultetin dhe mrizojnë te shtëpia. Dhe kur i pashë tregtarët e flamujve sa nuk më pëlciti zemra pasi e di gjendjen më mirë se në shtëpinë time. 2.Vendosa ta kthej certifikatën e veteranit, kur në QKUK nuk më lejuan ta bëja testin për kornavirusin bijtë e ish- pjesëtarëve të KOS-it (Shërbimit Sekret Ushatark të ish APJ-së), bijtë e atyre që na e morën Autonominë e Kosovës, bijtë e atyre që nëpërmjet Dardania Bankës në Tiranë u jepnin kredi firmave shqiptaro serbe në Kosovë dhe ia ndalnin financimin Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, që e kishte kapur shkopin e orientimit të këtij populli drejt lirisë, dhe çlirimit të Kosovës.
- E kthej certifikatën me të cilën është bërë biznes me gjakun e heronjve e dëshmorëve, sepse shoh se të tilla kanë në duar edhe bijtë e atyre që në kohën e Millosheviqit mi dërgonin gratë për spiunim për të ditur edhe ku flejë, kah sillem, ku rri, sepse burrat e tyre tërë kohën rrinin me komandirë serbë në Drenas, ua jepnin edhe veturat ose ata që me policë serbë deri pas vrasjes së Adem Jasharit dhe të tillë që me policë serbë ma rrethonin e bastisnin shtëpinë.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …