Zeqir Bekolli: Ligji i Pagave Thikë me dy tehe apo bombë e kurdisur?!

Zeqir Bekolli: LOJA E RREZIKSHME RAMËS SYNON RIKTHIMIN E PRANISË RUSE NË BALLKAN?!

LOJA E RREZIKSHME RAMËS SYNON RIKTHIMIN E PRANISË RUSE NË BALLKAN?! Zeqir Bekolli Edi Rama, një udhëheqës dinak, viteve të fundit, është duke i bërë disa veprime me të cilat po e habit shumëkënd, madje edhe ata të cilët i besuan oratorisë dhe veprimeve të tija, për një Shqipëri pa korrupsion, pa krim dhe të orientuar drejt SHBA-s dhe BE-së. Të gjithë ata, që i besuan dhe menduan kështu e kishin parasysh se Rama i takonte një gjenerate të re, me bindje dhe pikëpamje properëndimore, por me veprimet e fundit ja që nuk po del i tillë. Është e ditur, se Rama, tashmë ndodhet në krye të një subjekti politik, ku vazhdojnë të „mrizojnë“ individë e grupe që nuk mund të shkëputën nga e kaluara totalitare, ose ndoshta janë rreshtuar aty edhe për „vetëmbrojtje“. Por, askush ose janë të paktë ata, që kanë menduar se Rama si pasardhës i totalitarizmit, më në fund do të reflektojë sinjale të rrezikshme në drejtim të Lindjes. Mbase ky konstatim mund të duket i rëndë, por zhvillimet e fundit dhe manovrat politike në drejtim të Beogradit sikur sinjalizojnë një prirje të këtij udhëheqësi, për t’i quar në vend idetë e një „internacionalizmi proletar“. Ne në Kosovë, që përjetuam barrën e rëndë të pushtimit serb, kur i shohim lëvizjet „politike“ të Ramës, jo vetëm që mbetemi të habitur, por edhe me të drejtë shtrojmë pyetjen: Ku dhe në ç ’drejtim synon ta shpie vendin (Shqipërinë) ky njeri? Apo çka i duhen gjithë këto akrobacione këtij njeriu, kur tashmë është e qartë se shoqëria shqiptare në Shqipëri e Kosovë, tashmë kanë orientimin e duhur SHBA-të dhe BE-në? Pos disa „cikërrimave“ të manifestuara në raport me Beogradin, Edi është parë të ketë koketuar pas shpine edhe për çështjen e Kosovës dhe territorin e saj, me kreun e Beogradit, gjë e cila është pritur me një nervozë në Kosovë. Fjala është për skenarin ruso-serb për ndarjen e Kosovës, ku si njëri prej protagonistëve është cilësuar edhe Rama. Dhe së fundi, nisma për një “Minishëngen” ballkanik me Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë Veriore,…ka shtuar dilemat dhe pikëpyetjet se ky njeri, tashmë po jep shenja për një rikthim të Rusisë në Ballkan dhe fuqizim të Serbisë në këto hapësira, që në Kosovës po vlerësohet si diçka më tepër se skandaloze. Ky reflektim i Ramës, ka gjasë që buron nga bindjet e tij majtiste, por edhe nga dështimi i tij për ta dërguar Shqipërinë në BE, dhe si një kundërvënie BE-së. Bazuar në këto argumente, veprimi i Ramës është edhe pjesë e verbërisë së tij politike, në periudhën kur Rusia nëpërmjet aleatit të saj tejet besnik Serbisë, synon të rikthehet në Ballkan, e për shqiptarët që jetojnë në këto hapësira do të thotë vetëvrasje e dytë. Rama me këtë veprim del edhe mosnjohjes i politikës sllave dhe i aspiratave serbo-ruse dhe i vëllazërisë së tyre. Ndaj, me veprimin e tij synon ta ndihmojë Serbinë të kthehet në një superfuqi në Ballkan, që është synim parësor i saj. Këtë e dëshmojnë edhe garat e saj në armatim, armatosja me armët moderne vdekjeprurëse ruse të cilat serbëve do t’ju shërbejnë për përmbushjen e apetiteve të tyre, përballë fqinjëve të lodhur ekonomikisht edhe ushtarakisht. Përballë këtyre veprimeve, reagimi i palës kosovare dhe mospjesëmarrja në këto aventura, ku po gjendet Rama janë të arsyeshme, në mënyrë që të mos na kafshojë gjarpri për të dytën herë. Besoj thellë se edhe historia e dhimbshme e Kosovës me Serbinë do të jetë prag i fuqishëm për të mos rënë Republika e Kosovës në një kurth të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …