(Halil Bogaj, “Grindja e shkronjave”, përmbledhje për fëmijë, botues ShB “Arif Shala”, Prishtinë, 2017)
Me titullin e personfikuar, “Grindja e shkronjave”, në moshën 85 vjeçare , del në publik krijuesi për fëmijë, prozatori dhe studiuesi i gjuhës dhe folklorit nga Drenica, Halil Bogaj. Librit i paraprinë thënia e autorit: “Njeriu ka shumë miq, ndërsa ndër miqtë më të mirë të tij është libri”. Me këtë thënie autori dëshiron t’ju thotë fëmijëve se libri është miku i tyre më i dashur prej të cilit nuk bën të ndaheni për asnjë çast.
Atdheu trashëgim i të parëve tanë
Në ciklin e parë të librit “Në këtë truall”, autori radhitë poezitë që flasin për vendin, trimat dhe trimëritë e tyre, për sakrificën dhe flijimin për atdheun. Është tejet mbresëlenëse poezia e tij e titulluar “Në këtë truall”( titull që e mban permbledhja), në të cilën poeti u tregon fëmijëve se ky truall, ku ata sot jetojnë është trashëgim i të parëve tanë të lashtë, i trashëguar nga gjysh e stërgjysh, të cilët hodhën farë, e do të vazhdojnë të veprojnë njësoj edhe brezat që vijnë.
Në këtë cikël ,autori, i këndon Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve të Drenicës dhe të gjithë atyre, që me sakrificën e tyre hyn në histori, duke thënë se veprat e tyre në asnjë çast nuk bën t’i harrojmë. Pjesë e kësaj sacrifice, thotë ai, ishin edhe fëmijët. Këtë e dëshmon edhe poezia “Bonjakut”, të cilën poeti ia kushton një voglushi nga Uça e Burimit të cilit policia serbe ia vranë babain duke mbrojtur vatrën e arsimit. Duke përshkruar aspekte të këtij fati tragjik, të përjetuar nga ky fëmijë, poeti do të konstatojë se “Një yll u shua, por jo ideali, rrugën e dritës asgjë se ndali”.
Bogaj do t’u këndojë edhe prijatarëve të Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, duke shpjeguar rolin dhe rëndësinë që kishte kjo lëvizje, në periudhën e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi. Autori do t’u drejtohet fëmijëve që ta duan bujkun, aren, prindërit, atdheun e mbi të gjitha lirinë, pa të cilën nuk ka jetë të lirë dhe të qetë. Nëpërmjet vargjeve dhe të një përshkrimi të mirë, fëmijëve autori do t’u rrëfejë për rolin që patën gjatë historisë kullat tona të cilat pos që ishin shembuj qëndrese, ato shërbyen edhe si tempuj të dijes, mjedise ku u ndanë pleqëri dhe u zhvilluan urtitë popullore.
Në ciklin “Në duart e punëtorit” do të radhitën vargjet e poezive që flasin për rëndësinë që ka puna, në radhë të parë për njeriun, por edhe punëtori i cili me mjetet e tij arrin të ngre pallate, fabrika, uzina, të hap miniera, ndërtojë spitale,… Poeti nëpërmjet vargjeve të tij flet për rëndësinë e të lashtave të ndryshme , të bulmetrave, të minatorëve e muratorëve, për rolin e rojeve të atdheut, të kombajnistëve , të traktoristëve gjatë fushatave të korrje- shierjeve dhe lavrimit dhe mjelljes së tokës.
Cilkli “Kënga” për bëhët nga vargjet që flasin për rëndësinë që ka kënga. Sipas autorit, kënga afron, bashkon zemër me zëmër. Bie fjala, Kënga për heronjtë, sipas autorit, ka krah qëndrese, kurse ajo për punën, ka krah shprese. Poeti thotë se kënga shpeshherë është bërë edhe sinonim i qëndresës dhe frymëzim për punë, mësim dhe qëndresë. Ai do t’u flas fëmijëve edhe për frymëzimin e poetit, në gurgullimen e përroit, në gazin e vocrrakut, në urtinë e plakut dhe në gjakun e dëshmorit, apo n’Epopenë e Drenicës. Se disponimi është i një rëndësie të veçantë, ai, nëpërmjet personazhit të tij Fidanit, do t’ju bëjë thirrje fëmijëve që të qeshin sa më shumë se e qeshura ua shton rritën.
Fëmijët ëndrra i përkund
Se lodrat për fëmijët dhe jetën e tyre janë shumë të rëndësishme, flet poezia “Kolovajza”, të cilin emër e bartë edhe ky cikël. Poeti thotë se fëmija duke u kolovitur, “Hënën qafon, ndërsa yjet vëzhgon”. Në mesin e personazheve të poezisë së tij janë edhe Gjeli, si lajmëtar i mëngjesit. Bogajt nuk do t’i kalojë as përshkrimi i natës, gjatë së cilës , në qytet dhe në katund fëmijët ëndrra i përkund, kurse xixëllonjat ndezin fenerin. Ai, nëpërmjet vargut do të shpjegojë se çka ndodhë me largimin e natës, kur fëmijët si në fshat ashtu edhe në qytet zgjohen nga gjumi, për dallim të ndonjë përtaci që vazhdon të mbetet në shtrat. Autori u ka kënduar edhe shiut dhe të mirave që sjell ai, por edhe ylberit i cili ngarend të dal pas shiut, e të cilin fëmijët do të dëshironin ta kenë të varur në qafë për shkak të koloritit që përmban.
Te cikli “Qafimi i nënës”, poeti përqafimin e nënës nuk mund ta krahasojë me asnjë fenomen tjetër. Pra, sipas tij, përqafimi është i pa zëvendësushëm, siç janë të pa zëvendësueshme edhe dhuratat e fëmijëve, që nënës i dhurohen për 8 Mars. Nëpërmjetë vargjeve, poeti, flet edhe për kureshtjen e fëmijëve, si në rastin e Fidanit, i cili se lë të qetë gjyshin e tij duke e pyetur për gjithçka. Bogaj e di mirë peshën e kurbetit dhe pasojat që sjell ai, ndaj te poezia “Telefonata” përshkruan bisedën e nipit me gjyshin e tij, i cili edhe pase larg, në Gjermani, e thërrët atë dhe i thotë se nuk e harron vendlindjen e tij-Kosovën dhe se aty mendja i rri. Përmbledhjen Bogaj e përmbyll me personazhin e dashur të fëmijëve-Babadimrin, dhe poezinë “Grindja e shkronjave”, të cilin titull e mban edhe vet përmbledhja, e cila ka aq vlera, saqë e meriton të jetë në duart e secilit fëmijë në shkollat tona.
Pas përfundimit të leximit të këtij libri duket sheshazi mjeshtria dhe aftësia e autorit për të zbritur në nivelin e fëmijës dhe me shumë sukses komunikon më ta, gjë të cilën nuk mund ta bëjë gjithkush.
Kjo përmbledhje për fëmijë, përbëhet nga pesë cikle, me afro 80 poezi, kryesisht me karakter edukativ dhe informues.