Identiteti ynë
u-n-i-k-a-t
në
botë
I
… S’ka shembulltyrë më të mirë në botën mbarë
Se sa populli ynë Etruro-Pellazgo-Iliro-Shqiptar:
Një Trung-Rrënjë-Thellë në Tokën ARBERORE
Dy Degë – Toskë e Gegë
Një Lul(ë)Kuqe (I)LIRI(K)E – YLBERORE
Unikat në Tokë – në Qiell
Një RREZE më sh-u-m-ë
në Yje…
në Hënë…
në Diell…
II
Një Popull (Shqipoi e Shqiponja) – Një SHQIPËRI-Një Ar(B)DHE
Si një LULE tringjyrshe rr-e-z-e bukura
në(n) (t)Ri F-l-e-t-a – Fe:
Myslimanë-Orthodoksë-Katolikë
Katolikë-Myslimanë-Orthodoksë
Orthodoksë-Katolikë-Myslimanë
me B e s i m –
në ADHURIM
në ZOTIN-NJË-FUQIPLOTË
plot Dinjitet-Mirësi-Nder
në b o t ë më e madhja V l e r ë
në harmoni-dashuri e respekt reciprok ndaj njëri-tjetrit përherë:
në Bajram – FESTË
në Pashk – FESTË
në Krishtlindje – FESTË
Secili në të Veten
e Y-l-b-e-r-z-o-j-n-ë
J e t ë n …
III
Një Komb-Një Gjuhë-Një Gjak-Një Shtet-(O)Xhak
Një Shtet-(O) Xhak-Një Gjuhë-Një Gjak-Një Komb
SHQIPTARË-e-SHQIPËRI
Një
F L A M U R
KUQ-e-ZI
në
m-e-s
Sh q i p o n j a D y k r e n a r e
K
r r r
e e e
n n n
a a a
r r r
i i
(T) r i dimensionale…
IV
… O, Një AR(B)DHE-DASHURI-(I)LIRI – SHQIPËRI ETNIKE – (LULEDRITE)
me emrin më të bukur në botë
dhuratë nga I LUMI ZOT – FUQIPLOTË
për çdo:
Zog e Flutur…
– që shqip nga shpirti cicëron
– që shqip nga shpirti vallëzon
– që shqip nga shpirti dëgjon… këndon…
e – ëmbël Flakron
e – ëmbël Agon
e – ëmbël Jehon
e – ëmbël Feston…
– O –
Rochester, NY