Zeqiri: EULEX-i po e kërcënon stafin e QKUK

Gjendja shëndetësore
e Sami Lushtakut vazhdon të jetë shumë e rëndë, por EULEX-i nuk po e përfill mendimin
e mjekëve, ka bërë të ditur mjeku që e ka ekzaminuar Lushtakun, kardiologu,
Nexhmi Zeqiri. Ai ka thënë se stafi i  QKUK-së
është kërcënuar nga prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro. “
Gjendja e Sami Lushtakut nuk është
fare stabile prandaj edhe është hospitalizuar. Nuk është hera e parë që EULEX
bënë makinacione të tilla, jo vetëm në këtë rast, por edhe me rastin e Sylejman
Selimit, të cilit nuk i është lejuar mjekimi i plotë. Kardiologu, Nexhmi Zeqiri
ka thënë se policia e EULEX-it e ka marrë Lushtakun në mënyrë të dhunshme, pa
paralajmërin dhe në mënyrë jo-humane.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …