Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se numri i qytetarëve që po marrin pjesë në votim është shumë i vogël. “Në bazë të informacioneve që kam, 2-3 persona kanë dalë, mirëpo nuk ka përgjigje masovike të qytetarëve. Vendvotimet janë të hapura. Përgjigja e qytetarëve është shumë e vogël. Ai kas shtuar më tutje se kjo pjesëmarrje kaq e vogël tregon se qytetarët nuk po duan me i shkarkuar kryetarët aktual nga pozita e tyre. “Unë besoj që nuk po dojnë me na shkarku, dmth vullneti i qytetarëve është për mos me na shkarku. Qytetarët nuk i binden Listës Serbe. Lista Serbe e din se ku është me votën, në raport me qytetarin”, është cituar të ketë thënë më tutje kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …