Policisa

Zeqiri: Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po përballen me kushte të vështira e paga të padinjitetshme

Duke braktisjen e Policisë së Kosovës nga pjesëtarët e saj, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka tërhequr vërejtjen se pjesëtar të kësaj kategorie po përballen me kushte të vështira e paga të padinjitetshme. Ai ka theksuar se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, kemi rreth 40 dorëheqje vullnetare për shkak të kushteve jo të dinjitetshme dhe ka shtuar se kushtet jo të mira të punës, paga jo e dinjitetshme, mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor si dhe rrezikshmëria e lartë, janë disa nga problemet me të cilat vazhdojnë të përballen pjesëtarët e Policisë së Kosovës. “Nuk e di pse dhe me çfarë arsye shtesat e rrezikshmërisë nuk po ekzekutohen që është njëra nga pakënaqësitë, në kuadër të kërkesave dhe kushteve të vazhdueshme. Definitivisht për këtë shtesën për rrezikshmëri kam thënë që nuk është dashur as të diskutohet. Mos realizimi i saj ka krijuar një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe te policia, duke llogaritur se gjithmonë zyrtari policor, ka rrezik permanent gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” ka theksuar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …