Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka vlerësuar se Policia e Kosovës ka vullnet dhe kapacitete për ta mbrojtur vendin. “Policia e Kosovës ka kapacitet, por mbi kapacitetin e ka vullnetin, dhe dëshirën për të mbrojtur rend, qetësi publike dhe integritet të këtij vendi, prandaj besojë shumë së ka edhe kapacitete edhe mundësi që ta mbrojë këtë vend, vetëm iu duhen duart e lira” ka theksuar mes tjerash për Ekonomia Online, kryesindikalisti i policisë, Imer Zeqiri. Ndërsa duke folur për largimin e pjesëtarëve të saj nga ky institucion, ai ka thënë se braktisja e Policisë së Kosovës po bëhet për shkak të kushteve dhe mirëqenies jo të mirë. “Shumica e këtyre dorëheqjeve janë për shkak të kushteve dhe të mirëqenës, dhe të një page jo të mjaftueshme për të siguruar ekzistencën për një familje sado të vogël si dhe kushtet e tjera, s’ka sigurim shëndetësore e jetësorë, s’ka ligje të pensionimit, sepse zyrtarët policorë kur e përfundojnë karrierën pas moshës 56 vjeçare janë më 100 euro pension”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …