Paralajmërim për protesta në Prishtinë në përkrahje të popullit të Palestinës, ditën e premte, protesta të cilat po mbahen edhe në shumë qytetet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur zërat “e ndërgjegjes’ të disa analistëve të vetëshpallur madje edhe me tituj shkencorë, sikur janë: Blerim Latifi dhe Muhamet Hamiti e të tjerë, të cilët akuzojnë kohën e Titos, e cila sipas tyre është fajtore për mirëkuptimin e shqiptarëve ndaj popullit të Palestinës së pushtuar nga Izraeli.
Sipas kësaj mendësie të “shkolluar e të moderuar”, të gjithë ata që përkrahin popullin e përgjakur të Palestinës qenkan titistë ose nostalgjikë të titos. Këtë dhe të tillët si këta, mund të jenë edhe bij të baballarëve të cilët i kanë dorëzuar me kohë librezat e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, por tani në Kosovën e çliruar nga barbaria serbe, nuk e përmbajnë dot vetën të urrejnë të gjithë popujt me besim islam, veçmas palestinezët, populli i cili me dekada të tërë po i përballon dhunës izraelite, njëjtë sikur çdo popull i shtypur e i keqtrajtuar kudo në botë. Nuk është fort e ditur ku kanë qenë këta dy trima në kohën e luftës së UÇK-së që tani pa pikë turpi arsyetojnë dhunën e Izraleit kundër tërë një populli të shtypur e të katandisur, për shkak se kreu i palestinezëve nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.
Jo më larg se sot Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka deklaruar për mediat në Serbi se vendi i tij ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin amerikan. “Mos më keqkuptoni, sepse kjo është një temë e rëndësishme, por një histori tjetër. Vendimi i Izraelit që ta njoh pavarësinë e Kosovës është marrë pas presionit amerikan, sepse ne nuk do ta kishim njohur, ka thënë troç ambasadori i Izraelit duke shfaqur qëndrimin e shtetit të tij.
Është fatkeqësi që këta dy profesorët e të tjerë si këta lejohen të ligjërojnë para nxënëseve e studentëve me pikëpamjet e tilla të urrejtjes së luftës çlirimtare të popujve të shtypur.
Kjo mendësi e urrejtës në pikëpamje fetare e kombëtare është mendësi tipike e regjimit të Beogradit, jo vetëm atij të kohës së Milosheviqit, por edhe sot i politikës së Vuçiqit. (RKL)