Zëvendës-komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, Federico Bernacca, paralajmëron kërcënime serioze nga Serbia

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, ka rikonfirmuar përkushtim dhe vendosmëri  për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. Në një video-mesazh, KFOR-i, si reaguesi i tretë i sigurisë në vend, theksoi koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit. Përpara kërcënimeve, ata janë gati të ndërmarin të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tyre. Ndërkohë, zëvendëskomandanti i KFOR-it, Federico Bernacca ka paralajmëruar se sulmet ndaj trupave të tyre nuk do të tolerohen, duke bërë të ditur se trupat e KFOR-it janë gati për të përballen me kriza serioze. Paralajmërimi u publikua në kontekstin e tensioneve dhe kërcënimeve të kryetarit serb, Vuçiq,  lidhur me  përdorimin e forcës, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …