Avdullah Hoti

Zëvendës-kryeministri Avdullah Hoti kërkon hejqen e mënjëhershe dhe të plotë të taksës 100%

Zëvendës-kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një postim përmes të cilit ka kërkuar heqjen e menjëhershme të tarifës 100%. “Taksa duhet të hiqet sot, menjëherë, plotësisht. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë. Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …