Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ditë më parë konfirmoi se takimi do të mbahet të enjten më 16 nëntor. Ai u shpreh se dakordimi i vetëm me Lajçakun në Kosovë, ishte për këtë takim që pritet të mbahet. Takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet të enjten e ardhshme në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar, deklaroi Bislimi, pasi ditë më parë, pranoi Raportin e Progresit. Sipas tij, nuk ka më kompromise në negocim, sepse ato kanë përfunduar. “Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotni, pa parakushte dhe pa vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na dërgojnë drejt normalizimit dhe jo drejt eskalimit të konfliktit, ka deklaruar Besnik Bislimi, i cili për herë të parë ka pranuar se janë bërë kompromise në bisedime me Serbinë
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …