leoni

Zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, por jo me kreyenegociatorin serb

Zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, por jo me kreyenegociatorin serb

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të takimeve të parapara të procesit të dialogut. Takimi u zhvillua në formatin dy palësh dhe jo tripalësh. Zyra e Kryeministrit në njoftimin për takimin tha se kjo ndodhi  për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë. Kosova përmes kryenegociatorit, ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”, thuhet në njoftim. Besnik Bislimi.  shprehu përsëri angazhimin konstruktiv dhe aktiv të Kosovës në zbatimin e marrëveshjeve dhe rrugën përpara si dhe komentimet nga ana e saj të drafteve, derisa  Serbia nuk ka bërë asnjë hap drejt saj, e pikësëpari as nuk e ka pranuar marrëveshjen.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj thotë së Qeveria Kurti është më të dobëta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës

Pal Lekaj: Edhe pushtetin edhe opozitën i ka kapur paniku nga aktivitetet e shumta dhe të pandalshme të AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Pal Lekaj, ka deklaruar se si pushteti …