leoni

Enver Hoxhaj

Zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar në deklaratat e Sali Berishës kundër Hashim Thaçit

Zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha i cili ka thënë se kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, janë projektues të planit për ndarjen e saj. Hoxhaj  ka thënë se akuzat e tilla  rrënojnë kontributin e Berishës, që sipas tij paska  dhënë për Kosovën në të kaluarën. Mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta, janë koncentrat i hipokrizisë dhe po e rrënojnë kontrubutin e tij. Fatkeqësisht, debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero. Përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellët Kosovë – Serbi dhe me ulëse për Kosovën në OKB është konsolidim i jashtëm edhe i Shqipërisë dhe një faktor i fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Për tema të tilla Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një dialog ndërshqiptar, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës, ku forcat shqiptar vrasëse …