Enver Hoxhaj: Historia e re e shqiptarëve nuk mund të rishkruhet - udhëheqësit e UÇK-së po mbahen peng, njëjtë si historia e Kosovës

Zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj uron Merkelin për arritjen e koalicionit: Lajm i mirë për BE-në dhe Ballkanin

Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane kanë rënë dakord të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU, pas disa muaj pasigurie politike.  Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelaren Merkel dhe partnerin e saj të koalicionit për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Koalicionin që i mundëson kancelares Merkel formimin e qeverisë së katërt me radhë, Hoxhaj e quajti lajm të mirë për Gjermaninë, BE’në dhe Ballkanin Perëndimor. Këto komente Hoxhaj i bëri përmes llogarisë në Twitter. Votimi pro nga 460,000 anëtarë të partisë i jep fund bllokimit politik në vend që prej zgjedhjeve të shtatorit.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …