Zëvendës-kryeministri, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanovic, njofton kumtesa ministrore. Kuçi ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin institucional në fusha të interesit të përbashkët, sidomos në ekonomi. Ai e ka njoftuar ambasadoren për “prioritetet e prioriteteve” të këtij mandati qeverisës, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, avancimin e procesit të integrimit evropian dhe fuqizimin e sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi dhe tërheqjen e investitorëve. Kuçi dhe Kapitanoviç diskutuan edhe për traditën dhe të kaluarën e përbashkët të dy shteteve. Zëvendëskryeministri Kuçi gjithashtu theksoi që falë bashkëpunimit të ngushtë ndërshtetëror, Kosova mund të mësojë nga përvoja e Kroacisë në procesin e integrimit evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …